BotaLajmeTopLajm

Eutanazia – synohet të bëhet e ligjshme në Angli dhe Uells!

Një projekt-ligj për lejimin e eutanazisë në Angli dhe Uells është paraqitur sot në parlamentin britanik.

Sipas projektligjit, përgjithësisht të rriturit e diagnostikuar me sëmundje terminale dhe që pritet të jetojnë më pak se gjashtë muaj dhe me kusht që pacientët të kenë aftësinë mendore, do të kenë të drejtën t’i japin fund jetës së tyre me ndihmë mjekësore.

Por që kjo të ndodhë, dy mjekë të pavarur do të duhet të japin një opinion në favor të eutanazisë dhe një gjyqtar i Gjykatës së Lartë do të duhet të nënshkruajë për dhënien e dozës vdekjeprurëse të barnave pacientit. Kushdo që i bën presion një personi për të kërkuar eutanazi përballet me 14 vjet burg.

Përkrahësit e projektligjit, të udhëhequr nga deputetja laburiste Kim Lindbeater, argumentojnë se ligji në fjalë ofron garancitë më të rrepta në botë duke i dhënë fund skenarit më të keq për njerëzit, atë të një vdekjeje të tmerrshme.

Aktivistët kundër projektligjit, duke përfshirë kreun e Liberal Demokratëve Ed Davey, janë të shqetësuar se disa pacientë do të ndihen nën presion për të kërkuar eutanazi. Projektligji do të debatohet tërësisht në Dhomën e Komunave më 29 nëntor, ku pritet të bëhen ndryshime para se të hidhet në votim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close