LajmeSport

Dalin pikët e Topit të Artë – Rodri pati një diferencë të ‘frikshme’ ndaj Viniciusit

Mesfushori spanjoll Rodri është shpallur fitues i Topit të Artë 2024 në një ceremoni që është mbajtur në Paris më datë 29 nëntor.

Ylli i Man Cityt ndonëse nuk cilësohej favorit për ta fituar këtë çmim prestigjioz, mori mbështetjen e shumicës së gazetarëve të cilët kishin të drejtë vote.

Ai e mposhti kështu në garë Vinicius Jr i cili përkundër faktit se gëzoi një sezon fantastik me Real Madridin, përfundoi në vendin e dytë.

Ka qenë tashmë mediumi francez L’Equipe, ata të cilët kanë bërë të ditur numrin e saktë të pikëve që kanë marrë të dy lojtarët të cilët konsideroheshin si kandidatët kryesor.

 

Sipas tyre Rodri e ka fituar këtë çmim me 1170 pikë duke lënë brazilianin në vendin e dytë me 1129 sosh, pra 41 pikë më shumë.

Kujtojmë se të drejtë vote kishin rreth 100 gazetarë të cilët kanë bërë vlerësimin e tyre përmes pikëve duke filluar nga 15,12,10,8,7,5,4,3,2 dhe 1 pikë.

Me të përfunduar kjo ceremoni, Vinicius kishte reaguar menjëherë përmes një postimi në platformën X, duke paralajmëruar se nëse është nevoja do ta shpall veten sërish kandidat për këtë çmim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close