BotaLajme

Turqia pret ulje të tarifave nga administrata Trump për eksportet e saj

Turqia pret që administrata e re e Donald Trumpit do të ulë tarifat për eksportet e saj të çelikut dhe tekstilit, ka thënë ministri i Tregtisë, Omer Bolat të enjten, teksa lira dhe asetet turke vazhduan të rriten në përputhje me politikat e reja ekonomike të SHBA-së. “Ne presim që tatimet doganore do të reduktohen në tregtinë tonë të jashtme, veçanërisht në produktet e çelikut dhe tekstilit”, ka thënë ministri Bolat në një intervistë me transmetuesin AHaber, raporton Reuters.

 

Fitorja bindëse e Trumpit të mërkurën ndihmoi në nxitjen e një rritjeje prej 0.4% të lirës së Turqisë, niveli i saj më i fortë që nga mesi i tetorit.

 

Edhe indeksi i aksioneve të Stambollit u rrit me gati 3%.Investitorët dhe bankierët kanë thënë politikat e deklaruara të Trumpit për të nxitur paqen në Gaza dhe Ukrainë ka të ngjarë të ndihmojnë në programin e kthesës ekonomike të Ankarasë, i cili mbështetet pjesërisht në hyrjet e huaja. Politikat e premtuara të Trumpit për tregtinë dhe imigracionin gjithashtu mund ta lënë Turqinë të padëmtuar mes ekonomive të mëdha të tregut në zhvillim si Brazili, Meksika dhe Kina, kanë shtuar ata.

Related Articles

Back to top button
Close
Close