Është shuar zjarri në depon e “Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti”

Zjarri në depon e “Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti” është shuar, po punohet në pastrimin e terrenit, informoi komandanti i Njësisë që Qytetit të Shkupit për mbrojtje kundër zjarrit, Zvonko Tomeski.

 

Tomeski thekson se është intervenuar me 10 automjete zjarrfikëse dhe 30 zjarrfikës.

Zjarri është paraqitur në orën 01:20, ndërsa fillimisht do të konstatohen shkaqet.

Zjarrfikësit e Shkupit sot në mëngjes intervenuan edhe ndaj një zjarri më të madh në lagjen e Shkupit, Vllae, ku digjej konstruksioni i çatisë së një shtëpie në rrugën “Ivan Cankar”.

Tomeski informoi se zjarri është shuar dhe se në terren janë dërguar katër automjete me 12 zjarrfikës.