
Ali Ahmeti në bashkëbisedim me popullin ka folur rreth akuzave që po i bëjnë VLEN-i dhe VMRO-DPMNE rreth korupsioni duke sfiduar qeverinë që të miratohet ligji për veting ku do të hetohen të gjithë politikanët në Maqedoni dhe për prejardhjen e pasurisë së tyre, shkruan Top24
” Ne kemi deponuar ligjin për veting, hajdeni ta votojmë dhe të hetojmë çdo polutikan të këtij vendi çdo lider partie se si u pasuruan dhe të hetojmë periudhën e privatizimit dhe të shohim ku kanë përfunduar këto para” tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti



