LajmeMaqedoniTopLajm

Edhe përkundër dyshimeve për keqpërdorime, qeveria emëron Bekim Eminin Avokat Shteti !!

Njësia e re e formuar brenda Prokurorisë Publikë për ndjejkejn e krimit serioz dhe të ndërlikuar,  një nga hetimet e para që ka hapur  është kundër ish drejtorit të Agjensisë për investim e të huaja Bekim Emini i cili në këtë postë ishte emruar në vitin 2021 si kaudër I Alternativës.

Emini dyshohet për keqëpërdorimin e detyrës dhe se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me veprimet e tij. Ka nënshkruar marrveshje në katër sy në vend se të ndjek procedurën ligjore përmes shpalljes publike për angazhim të kompanive për nevojat e Agjensisë për investime të huaja.

Pjestarë të MPB nga njësiti për krim ekonomik janë duke mledhur dokumentacionin e duhur të periudhës derisa me Agjensinë për investime të huaja ka udhëhequr Bekim Emini.

Ndaj Bekim Eminit sipas dokumentacionit të siguruar padi penale dhe parashtesa janë lëshuar jo vetëm në prokurorin për krime serioze dhe të ndërlikuara, por edhe deri tek policia finasiare dhe Komisioni për antikorrupsion.

Edhe përkundër dyshimeve për keqpërdorime, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Bekim Emini nga Alternativa, pjesë e koalicionit VLEN, u emërua Avokat i Shtetit.

Bekim Emini ndryshe është edhe  kryetarit aktual I degës së Alternativës në Gostivar.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close