
Deputetja nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Dijana Toska në emisionin Klan Debat tha se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më dobët të përfaqësuar se sa në këtë qeverisje.
“Letra e Ali Ahmetit është mëse e duhur dhe në momentin e duhur, sepse pëfaqësimi i shqiptarëve kurrë s’ka qenë më keq. Eksponentët politik të VLEN-it, njëri nga liderët ka qenë pjesë dikur e partisë së Ali Ahmetit, pse pra atëherë nuk paska reaguar? Ali Ahmeti kurr s’ka vepruar në dëm të shqiptarëve. Fronti janë me 17 deputetë shqiptar, pra nuk e di me cilën ide thirreni në legjitimitetin shqiptar kur e dimë që në vota ju kanë ndihmuar dhe nga ana e VMRO-së”, tha Toska.



