
Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski së bashku me ambasadoren e SHBA-së, Anelga Ageler, ministrin Izet Mexhiti, ministrin e transportit dhe lidhjeve Aleksandër Nikollovski dhe drejtorin e RSHM Koce Trajanovski sot kanë parë nga afër punimet në autostradën Gostivar – Bukojçan, shkruan Top24
“Sot, së bashku me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikoloski, ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Izet Mexhiti dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRSH), Koce Trajanovski, mbikëqyrëm punën e autostradës Gostivar – Bukojçan” tha kryeministri Mickovski.
Për ne ky është një moment domethënës sepse pas dy vitesh premtime dhe biseda boshe, sot më në fund mund të shohim diçka që duhet të përfaqësojë një pjesë të ëndrrës që kemi si Qeveri, që është se vendi ynë do të jetë shtet pritës i tre kryqëzimeve. Dhe është një kryqëzim, hekurudhë transporti dhe energjie.
Si Qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim për realizimin e Korridorit 8 dhe 10.



