LajmeMaqedoni

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani nënshkroi marrëveshjen me qeverinë për rikonstruim rrugësh dhe ujësjellësi

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani së bashku me sekretarin e komunës Erdal Ahmedi, sot në hapsirat e qeverisë nënshrkuan marrëveshje për disa projekte në komunën e Vrapçishtit si Rikonstruimi i tubacionit kryesor të ujësjellësit dhe sanimi i bazenit të rrjetit të ujësjellësit për furnizim me ujë të pijshëm për vendbanimet: fshati Vrapçisht, fshati Zubovcë dhe fshati Galatë, rikonstruimi i rrugës lokale në fshatin Gradec “Deralla, rikonstruimi i rrugës nga fshati Negotinë deri në fshatin Kalisht dhe rikonstruimi i rrugës së fshatit Dobërdoll nga Xhamia e Qendrës deri në Autostradë, shkruan Top24

Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sot, së bashku me sekretarin e komunës, Erdal Ahmedi, mora pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të “Marrëveshjeve për financimin e projekteve komunale.”
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri dhe ministrat e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me kënaqësi ju njoftojmë se komuna jonë ka siguruar fonde për financimin e 4 projekteve të rëndësishme që do të ndihmojnë në zhvillimin dhe përparimin e komunës sonë. Këto projekte janë:
1.Rikonstruimi i tubacionit kryesor të ujësjellësit dhe sanimi i bazenit të rrjetit të ujësjellësit për furnizim me ujë të pijshëm për vendbanimet: fshati Vrapçisht, fshati Zubovcë dhe fshati Galatë.
2.Rikonstruimi i rrugës lokale në fshatin Gradec “Deralla.”
3.Rikonstruimi i rrugës nga fshati Negotinë deri në fshatin Kalisht.
4.Rikonstruimi i rrugës së fshatit Dobërdoll nga Xhamia e Qendrës deri në Autostradë.
Këto investime do të sjellin përmirësime të dukshme në infrastrukturë dhe do të rrisin cilësinë e jetesës për banorët e komunës sonë. Synimi ynë është që këto projekte të shërbejnë si bazë për zhvillim afatgjatë, duke krijuar kushte më të mira dhe mundësi të reja për mirëqenien e qytetarëve tanë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close