
Ylli i Real Madridit, Kilian Mbape thuhet se do të fitojë çështjen ligjore kundër ish-skuadrës së tij, Paris Sen Zhermenit, rreth një dëmshpërblimi prej 55 milionë eurosh.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Mbape do të fitojë në mosmarrëveshjen e tij ligjore kundër PSZH-së. Komisioni i LFP do të vendosë në favor të Mbapes javën e ardhshme me francezin që do të paguhet 55 milionë euro nga kampioni i Ligue 1.
55 milionë euro janë ato që i detyrohen Mbapes nga PSZH, si bonuse dhe paga të papaguara gjatë vitit të fundit të kontratës së tij. Pritet që PSZH të apelojë vendimin pasi këmbëngulin se nuk duhet t’i paguajnë më para Mbappes pasi ai refuzoi të zgjasë kontratën e tij. Skuadra e PSZH-së më parë apeloi vendimin e mëparshëm dhe tani do të apelojë sërish për herë të dytë.



