
Gazetari nga Tetova, Urim Hasipi përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Aleksandër Nikollovski se Maqedonia nuk është aq shtet i pasur sa për të ndërtuar rrugë 300 milion euro. Ndaj kësaj deklarate Hasipi ka reaguar duke shkruar se këto para janë para të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo të Aleksandër Nikollovskit dhe nëse Maqedonia e Veriut nuk është aq shtet i pasur sa për të ndërtuar një autostradë të tillë si sa është e pasur Maqedonia që të ndërton korridorin 10 D.Për ju që nuk e dini, korridori 10 D ndërtohet veç për inat të korridorit 10, shkruan Top24
Postimi i plotë:
Nikolloski për autostradën Shkup-Bllacë: Nuk jemi aq të pasur të harxhojmë 300 milionë euro për 10 km.
Këta shqiptarët që janë në qeveri duhet ta pyesin Nikollovskin sa është e pasur Maqedonia që të ndërton korridorin 10 D.Për ju që nuk e dini, korridori 10 D ndërtohet veç për inat të korridorit 10.
Pra, me sa e di unë korridori 10 D ndërtohet për banorët e Maqedonisë Lindore që të shkojnë në Ohër, duke shmangur Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën ….
Një rrugë ekziston në atë pjesë përmes Prespës, dhe atje ajo rrugë një herë është rindërtuar nga qeveria e kaluar dhe më pas do prishet që të bëhet korridor.
Pra, edhe korridori 8 edhe korridori 10 D, bashkohen në Ohër. Ku i merr paratë qeveria e “varfër” që të bëjë dy rrugë për në Ohër, kur dihet se ka një rrugë ekzistuese me shekuj përmes Strazhës dhe sërish me korridorin 8 dhe 10 D do të ketë edhe një rrugë tjetër për në Ohër.
Ju që jeni në qeveri, sot duhet ti thoni se paratë janë të qytetarëve dhe jo të Nikollovskit.Me tatimet tona duam të ndërtohet rruga Shkup-Bllacë dhe kaq.



