
Ish-ministri për Punë të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sonte në një intervistë në Kanal 5 tha se kjo Qeveri është jolegjitime, pasi që siç shtoi Osmani nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve.
“Shihni, në parim nuk duhet as t’i bëjmë propozim një Qeverie që e konsiderojmë jolegjitime. Pra qëndrimi ynë parimor është se kjo Qeveri është jolegjitime sepse nuk ka legjitimitetin e popullit shqiptar. Unë nuk kam dhënë propozim ligjor, kam dhënë ide politike, jo si BDI por si ish-ministër i Punëve të Jashtme, sepse ne këtu po mundohemi të jemi partnerë të Bashkimit Evropian, qoftë edhe me një qeveri jolegjitime”, tha Bujar Osmani.



