LajmeMaqedoni

ULET PRODHIMTARIA E GËSHTENJËS: Kualiteti i lartë garanton plasman të sigurt

Përfaqësues të njësisë të Ministrisë së Bujqësisë në Dibër, kanë informuar se ka një ulje të sasive të gështenjës që grumbullohen, por kualiteti i gështenjës dibrane edhe këtë vit është shumë i lartë.

Nga viti në vit, në rajonin e Dibrës ka një ulje të numrit të familjeve që merren me prodhimtarinë të gështenjës, me çka ulen e dhe sasitë të gështenjave. Migrimi i popullatës është një problem i cili ndikon edhe në prodhimtarinë e gështenjës edhe pse gështenja e Dibrës dhe rajonit ka një kualitet të lartë dhe çmimi gjithmonë ka qenë dhe është në nivel. Po edhe këtë vit një ndikim negativ kanë patur edhe kushtet klimatike, ku edhe grumbullimi i gështenjës ka filluar me vonesë. Pronarët të gështenjave në brezin kufitar, respektivisht në fshatrat Solokiq, Spas, Konjarë, Bomovë etj, thonë se kanë kaluar kohët kurë grumbullimi I gështenjës ka patur rekorde. Sipas tyre, sasitë të gështenjës të cilët grumbullohen tre vitet e fundit janë mbi 30 për qind më pak se në vitet e kaluara.

Përfaqësues të njësisë të Ministrisë së Bujqësisë në Dibër, kanë informuar se ka një ulje të sasive të gështenjës që grumbullohen, por kualiteti i gështenjës dibrane edhe këtë vit është shumë i lartë. Sipas përfaqësuesve të kësaj njësie, në Dibër ka mbi 24 hektar në të cilën kultivohet gështenja. Burimet e njëjta shtojnë se për shkak të kualitetit të lartë të gështenjës dibrane çdo vit plasmani i gështenjës realizohet pa problem. Edhe këtë vit interesimi për blerjen e gështenjës është i madh. Sipas informatave që morën nga anëtarët të familjeve Fida, Dema, Strikçani etj, të cilët kanë edhe sasitë më të mëdha të gështenjës, migrimi i popullatës ka ndikuar edhe në prodhimin e gështenjës. Po ata potencojnë se gështenja në fshatrat kufitare është shumë e kërkuar në treg dhe një pjesë e saj plasohet edhe në fabrikat të cilat prodhojnë prodhime kondicionere. Por sipas tyre edhe pse çmimi në tregun e gjelbër është mesatarisht 110 denarë për kilogram, çmimi që ofrojnë kompanitë tregtare që grumbullojnë gështenjën është shumë i ulët. Tre kompanitë të cilët këto ditë kanë kontakte me prodhuesit dibran ofrojnë çmime nga 80 deri më 100 denarë për kilogram.

Me prodhimin e gështenjës në të kaluarën merreshin afro 100 familje, por kohëve të fundit ky numër është më i ulet, respektivisht afro 80. Ata thonë se të ardhurat nga shitja e gështenjës janë të mira. Grumbullimi i organizuar i gështenjës mundëson shitje të shpejt por të ardhura më të ulëta. Ka një pjesë e familjeve dibrane të cilët gështenjën e plasojnë në qytet të tjera siç janë Manastiri, Ohri, Struga, Tetova dhe Shkupi. Gjatë viteve të kaluar por edhe këtë vit kompanitë të cilët grumbullojnë gështenjën, thonë se gështenja e Dibrës ka një kualitet shumë të lartë dhe plasohet mes tjerave edhe në Ballkan por edhe në Itali, Francë dhe shtet të tjera të Evropës. Gjatë vizitave që i kanë bë Dibrës ekspertë të vendit tonë, thonë se gështenja e Dibrës është organike- bio dhe karakterizohet me një aromë të veçantë dhe posedon nivelin e sheqerit që faktikisht përputhet me kërkesat e tregut Evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close