LajmeRajon

Ursula Von Der Leyen përfundon takimin me Presidentin Begaj, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE

Ka përfunduar takimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen  me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Vizita e Presidentes së KE në Tiranë erdhi vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE.

Vizita e Von der Leyen është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

Këtë të mërkurë, Komisioni Evropian miratoi planin e rritjes dhe pritet të nisin pagesat e para nga paketa 6 miliardë euro për Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close