LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN e hodhi Qokun jashtë, nuk ishte në manifestimin e 100 ditëshit të qeverisjes së VLEN-it (FOTO)

Deputeti i VLEN-it Bekim Qoku sot nuk u pa askund në press konferencën e përbashkët të liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Zekirja Ibraimi dhe përfaqësuesit të Taravarit, Arben Fetahi. Qoku nuk shihet as në fotot e publikuara të liderëve të VLEN-it në rrjetet sociale nga momentet e manifestimit të 100 ditëshit qeverisje, shkruan Top24

Ndryshe gjatë javës së kaluar Bekim Qoku në emisionin e Click Plus kishte theksuar se legjitimitetin mund ta marish përmes vullnetit të popullit, përmes faktorit ndërkombëtarë dhe legjitimitetin mund të ta jep edhe një parti më e madhe maqedonase e cila të zgjedh për bashkë qeverisje. Qoku po ashtu theksoi se brenda VLEN nuk ka një lider që ka Karizimin e Ali Ahmetit ndërsa theksoi se në zonën pesë nuk ka një kundërkandidat që mund ti bëj ballë Ziadin Selës.

Nuk dihet nëse deklaratat e fundit të Qokut e kanë bërë krisjen në VLEN që sot ai të mos jetë pjesë e manifestimit të qeverisjes 100 ditëshe të VLEN,

Kujtojmë që Bekim Qoku erdhi në listat e VLEN-it me bekimin e Albin Kurtit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close