LajmeRajonTopLajm

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembull i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se janë shembull i idealit të luftëtarit të lirisë.

“Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj kujtoi edhe rënien në altarin e lirisë edhe Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close