LajmeMaqedoni

Bela: Antishqiptarizëm edhe me argumente abstrakte

Politikoligu Valon Bela ka theksuar përmes një postimi se kur bëhet fjalë për shqiptarët ka arsyetime qesharake madje ata shkojnë aq larg sa thonë se përkatësia etnike është vullnet i dëshirës së njeriut dhe mundet që edhe mos ta deklaron kur ai/ajo punësohet, shkruan Top24

Gjykata Kushtetuese e RMV deklaroi se përkatësia etnike është vullnet i dëshirës së njeriut dhe mundet që edhe mos ta deklaron kur ai/ajo punësohet. Kjo sa i përket balanserit të shqiptarëve sepse vetëm kundër temave etnike shqiptare dalin me këso shpjegime abstrakte edhe ata që s’do duhej, pra Gjykata Kushtetuese. Kjo argumentohet se këto dijnë me thanë: “Makedonija na makedoncite, makedonskiot narod, makedonskata nacija” ama kur bëhet fjalë për shqiptarët këta si pula pa kokë dalin me këso “shpikjesh” që veç truri i tyre i fabrikon. Hiç ma larg se dje KM Mickovski deklaroi se do të shkon në Bruksel dhe do ta mbroj interesin maqedonas, pra MAQEDONAS. Bytha e këtij këmbëngul përpara të fortëve edhe pse ai e ka një shtet që partia e tij VMRO që dikur udhëhiqeshte nga N. Gruevski e nguli aq thellë këtë shtet në borgje sa që duhet edhe nja 20 vite tjera për t’u normalizuar. Pra KM Mickovski përfaqëson një shtet që rri në këmbë falë ndihmave evropiane (së fundmi edhe kineze) por që tendencën e ka t’u shet pordha evropianëve dhe Evropës në Bruksel sepse është trimëruar nga Orban dhe Vuçiq.
Sdq, antishqiptarizëm më të theksuar si kjo e tanishme nuk ka. U fillua nga Mickovski me fushatë çnjerëzore se shqiptarët kanë shumë pushtet, u humbën pozicionet kyçe si 4 shtyllat e sigurimit, u përzunë shume shqiptarë nga puna dhe tani mbaroi me realizimin e premtimit parazgjedhor se do ta rrënon balancuesin, pa çka Gjykata Kushtetuese ia mundësoi.
Majorizim në Parlament, administratë e tani edhe në Gjykata. Urdhëro thuajeni të kundërtën!!

Related Articles

Back to top button
Close
Close