
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale.
Siç po raportohet, ajo po intervistohet për dy raste të korrupsionit.
Mihali ndër të tjera, është duke u intervistuar në lidhje me rastin për dyshimet për korrupsion në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku i përfshirë është ish kryeshefi, Nagip Krasniqi.
Rasti tjetër është ai i kryeshefit aktual të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka. Të dy këto raste janë nën hetim nga Prokuroria Speciale.
Gazeta online Reporteri.net ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale për të konfirmuar intervistimin e saj dhe arsyen, mirëpo deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.



