LajmeMaqedoniTopLajm

Disha: Tre vite qeverisje të Bilall Kasamit, tre vite nga mashtrimet e mëdha

Koordinatori grupit të këshilltarëve të BDI-së në komunëne  Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi ka kujtuar disa nga premtimet megallomane të kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami ku thekson se pas tre vite qeverisje Kasami 3 vite MIZORE për Tetovën, shkruan Top24

Sa herë që afrohet Tetori më kujtohen premtimet e Bilallit në fushatë.
Do ta bëjmë Tetovën Dubai me qendër me parkingje nëntokësore, 3 parkingje në kate, me fabrikë për reciklim të mbeturinave, me rrjet modern të ujësjellësit, me 4 shkolla të reja, me Stadium të ri, me pishinë olimpike, me teleferik të ri për Kodrën e Diellit etj etj etj…
Kaluan 3 vite MIZORE për Tetovën dhe sot rezultati është ky:
❌ Faktura 300% më të larta për mbeturinat.
❌ Faktura 250% më të larta për taksën komunale.
❌ Mungesë e ujit të pijshëm.
❌ Qentë endacakë kanë vërshuar Tetovën.
❌ Shkollat Fillore e të Mesme skajshmërisht të politizuara e të demoluara.
❌ Korrupsion në dhënien e lejeve të ndërtimit.
❌ Tetova me stadium të prishur.
❌ Qindra kontrata në vepër për militant partiakë.
❌ Zero transparencë, zero llogaridhënie.
❌ Ndërmarrje Publike Komunale në borxhe.
❌ Shkolla të Mesme në borxhe marramendëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close