LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha pyet qokun: Kush peshon më shumë legjitimiteti i popullit apo i VMRO-DPMNE-së

Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të deputetit të VLEN, Bekim Qoku i cili theksoi se legjitimitetin mund të ta jep populli, faktori ndërkombëtarë ose një parti e madhe maqedonase. Në postimin e tij Hoxha pyet se kush peshon më shumë, legjitimiteti i popullit apo i VMRO-DPMNE-së, shkruan Top24

“Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar, ata që besojnë se legjitimiteti vjen nga partitë fituese maqedonase edhe veprimet e tyre i kanë duke i’u përgjigjur vetëm punëdhënësit të tyre, pra në rastin konkret VLEN i përgjigjet vetëm VMRO-DPMNE-së.
Ne të tjerët që besojmë se legjitimiteti buron nga populli do vazhdojmë që përgjegjësi të japim vetëm para popullit tonë.
Normalisht që ka dallim të jesh i përzgjedhur i popullit tënd dhe të jesh i përzgjedhur i fituesit në zgjedhje të popullit tjetër.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close