
Sipërmarrësi i famshëm amerikan, Elon Musk, ka paralajmëruar se vendi do të “bie në tirani” nëse kandidati republican, Donald Trump humbet zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Nëse Trump nuk zgjidhet, Amerika do të bjerë në tirani”, shkroi ai në faqen e tij në rrjetet sociale X.
Më herët, Musk gjithashtu paralajmëroi se nuk do të ketë më zgjedhje reale në SHBA, nëse gara e këtij viti, humbet nga Trump.
Sipërmarrësi mbështet ish-presidentin amerikan Trump, kandidatin republikan për president, dhe gjithashtu kritikon rregullisht aktivitetet e administratës aktuale të Shtëpisë së Bardhë.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar për më 5 nëntor. Presidenti aktual i SHBA Joe Biden duhej të përfaqësonte demokratët në zgjedhje, por më vonë vendosi të largohej nga gara pas performancës së tij të dobët në qershor në debatin me paraardhësin e tij Trump, i cili më vonë u bë kandidati republikan për president. Ai miratoi nominimin e Kamala Harris, e cila u konfirmua në gusht si kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale të SHBA



