BotaLajmeTopLajm

Paralajmëron Gjermania: Nëse Ukraina humbet luftën, e radhës do të jetë Moldavia

“Nëse Ukraina bie, atëherë Moldavia është do të jetë e radhës”. Ky ishte paralajmërimi i ministres së Jashtme gjermane.

Annalena Baerbock ka diskutuar situatën e sigurisë me homologë të ndryshëm në një konferencë në kryeqytetin moldav, Kishinau.

“Gjithçka që bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë.

“Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh i njerëzve këtu: se nëse Ukraina bie, Moldavia do të jetë vendi i radhës”, tha Baerbock.

Maia Sandu, presidentja e Moldavisë, tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha financiare.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën ne e dënuam që në ditën e parë, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë tonë. Pasiguria e shkaktuar nga lufta vazhdon të pengojë seriozisht zhvillimin tonë ekonomik dhe do të vazhdojë ta pengojë atë për sa kohë të zgjasë lufta”, tha ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close