LajmeMaqedoniTopLajm

Fetahi: Kurti nuk erdhi për Vjosën, dikush me këtë incident tentoi të pengoj vizitën e tij në Shkup

Incidenti me presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, u shkaktua me qëllim që të anulohet vizita e kryeministri kosovar Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, u shpreh zëvendëskryeministri Arben Fetahu duke lënë të kuptohet që Kurti nuk erdhi për Vjosa Osmanin ashtu siç u raportua, shkruan Top24

Zëvendës kryeministri për politika dhe sundim të mire, Arben Fetai, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se mënjeherë pas formimit të Qeverisë së re, pati disa tentativa për destabilizimin e vendit.

“Në këtë 75 ditësh që po e lëmë pas ka patur disa përpjeke për destabilizim. E para ishte transiti i presidentes së Republikës së Kosovës në aeroportin e Shkupit, transit i cili u karakterizua me tensione të shumta, siç kemi dëgjuar në media, që sipas meje ishte një përpjekje për të ndikuar në anulimin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në vendin tonë, që ishte vizita e parë e një kryeministri në vendin tonë”, tha Fetai për gazetën LAJM.

Related Articles

Back to top button
Close
Close