
Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi ka reaguar ndaj keqpërdorimeve që po ndodhin në shkollën fillore Liria në Tetovë ku sipas Dishës orët e arsimtares së artit figurativ i janë dhënë një mësimdhënësje të matematikës ndërsa arsimtares së artit orët i janë kompensuar në forma të tjera,shkruan Top24
Postimi i plotë i Liridon Dishës:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Ky është orari i Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë. Siç e shihni duket qartë se i gjithë orari është përpiluar në formë të tillë që Arsimtarja e Artit Figurativ të plotësojë orët që i mungojnë. Nuk do të ishte aspak e diskutueshme kjo çështje, po qe se këto orë që i kompenzohen arsimtares në fjalë nuk do merreshin nga një arsimtar tjetër i matematikës.
Shkelja tjetër qëndron në faktin se në orën e Matematikës vendoset orë e Artit Figurativ. Si është e mundur që ora mësimore të ndahet në dy pjesë?! Kjo është e jashtëligjshme. Nuk mund të mbahen dy lëndë në një orë mësimore.
Bëjmë thirrje inspektoratit të arsimit Komunal dhe Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit ta vërtetojnë këtë dhe të marrin masa konform ligjit për arsim fillor e të mesëm.
MJAFT MË AVANCIME POLITIKE NËPËR SHKOLLA!!!
BËHET FJALË PËR FËMIJËT TANË!!!
P.S.
Emrat e arsimtarëve në të majtë qëllimisht i kam fshirë sepse nuk më interesojnë fare kush janë. Na intereson procesi e jo individët. Arsimtarët as nuk i njoh e as kam ndonjë interes prej tyre. Interesi ynë i vetëm është mbarvajtja e procesit mësimor!!



