LajmeMaqedoniTopLajm

Si e bllokoi BDI dhe Talat Xhaferi ligjin për branitellat në vitin 2012

Në vitin 2012 në kuvendin e Maqedonisë së Veriut ishte dorëzuar ligji për branitellat por që ky ligj ishte bllokuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim me 15.520 amandamente dhe njëherit protagonist ishte bërë ish kryministri Talat Xhaferi atë kohë koordinatorë i grupit parlamentarë të BDI-së i cili kishte bllokuar komisionin duke , shkruan Top24

“Ai tash më ka 5 orë që flet duke lexuar Kushtetutën, në këtë mënyrë thotë do të bllokojë miratimin e ligjit anti0-shqiptar për branitellat. “Tash sa kam filluar” u përgjigj ai shkurtë në pyetjen e gazetarëve se kur e ka ndërmend ta ndërpresë fjalimin e tij të stërzgjatur.  Ai ka theksuar se në këtë mënyrë BDI po shfrytëzon mundësinë e mbajtjes së fjalimeve të deputetëve me kohë të pakufizuar dhe njëkohësisht bllokon miratimin e ligjit kontrovers. Kështu do të vazhdojmë deri në fund të mandatit tonë thonë nga BDI. “Ky ligj nënkupton kthim prapa në vitin 2001 dhe nuk kontribuon në tejkalimin e konfliktit” tha Xhaferi. Pas tij do të pasojnë dhe fjalimet e deputetëve tjerë nga kjo parti, kishte raportuar media portalb.

Është simptomatike që edhe në vitin 2012 ky ligj ishte propozuar nga VMRO-DPMNE po ashtu edhe në vitin 2024 përmes këtij ligji po të njejtat qarqe po tentojnë të krijonë ndasi mes etniteteve në vend.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close