Ministri i shëndetësisë. Arben Taravari më pesë gusht të këtij viti promovoi vendosjen e ashensorëve të rinjë në spitalin klinik të Tetovës, respektivisht në repartin e kirurgjisë dhe atë internistik. Por sot pas më shumë se një muaj ende ashensorët e premtuar nuk janë funksional e aq më pak të jenë përfunduar.
“U mbytëm, kemi njerëz të sëmurë i hipim në krah sepse lifatat tash spunonin asnjëri. Njëher punonte veç njëri me defekte plot por kanjëher shërbeheshim. U gëzuam që po ndrohen por se mendum se këtë do ta zgjasin kaq shumë.Ndoshta do i presin zgjedhjet lokale për ta lishuar në përdorim” shprehet një qytetarë për Top24
“Ekam shoqen në repart, është bërë operacion tani mendohemi si do e zbresim shkallëve, sedi skam koment nuk bëhet ky shtet. Këtu punët zgjasin si ajo autostrada e Ohrit” shprehet një qytetarë tjetër.






