
Shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori Gëzim Muriqi është vendosur në qendër të qytetit, Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) në Sicili të Italisë.
Kjo shtatore, dhuratë e Shoqatës “Hora e Skënderbeut“ nga Cyrihu i Zvicrës u përurua më 30.08. 2024, në Sheshin para Bashkisë së Horës.
“Në bashkëpunim me bashkatdhetarët në Zvicër është arritur deri te kjo vepër. Është një shtatore, jo bust me një lartësi 2 metra e 96 cm. Portreti më autentik të cilit i referohemi sa i përket Skënderbeut është ai i Belinit me beretën e Vendikut, por aty kemin të bëjmë me një plak të moshuar me mjekër të bardhe dhe të gjitha veprat i janë referuar kryesisht atij imazhi”, tregoi ai.
“Krahina prej nga unë vij Rugova, që është Malësi e Mbishkodrës, tek ne ujkut i referohen si shpata e Zotit. Nëse ujku ka sulmuar bagëtinë te ne konceptohet si bereqet. Ujku është simbol i Balshajve, dinastia veriore. Skënderbeu i referohej; unë jam pasardhës i Balshajve, jo gjenetikisht”, sqaroi skulptori.



