
Nevojitet unifikimi i partive socialdemokrate dhe një strategji për një qasje të re që do t’i përgjigjet me sukses ndryshimeve që ndodhin në vendet evropiane. Socialdemokratët janë të detyruar të mbrojnë vlerat demokratike dhe të ofrojnë një strategji të qartë për zgjidhjen e problemeve thelbësore me të cilat ballafaqohen qytetarët. Prioriteti kryesor në programin tim si kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë është riafirmimi i vlerave të vërteta socialdemokrate dhe përshtatja e tyre me nevojat e kontekstit të sotëm socio-ekonomik, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në mbarë Evropën dhe më tej”, tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe në fjalimin në shkollën e 13-të tink tenk “Korçula”.
Siç informojnë nga LSDM-ja, Filipçe ka theksuar se përkundër rrethanave të vështira të brendshme dhe gjeopolitike, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka mbetur në rrugën e reformave të udhëhequr nga parimet socialdemokratike dhe përmirësimi i shërbimeve publike, programeve të ndihmës sociale dhe të drejtave të punës.
Filipçe foli në kuadër të diskutimit “Social Demokracia 3.0 – ndërmjet pesimizmit dhe optimizmit” që është një platformë për dialog ndërmjet politikanëve kryesorë socialdemokratë nga rajoni dhe nga BE-ja, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertëve për të gjetur përgjigjen e duhur për situatën politike dhe drejtimin në të cilin duhet të lëvizë mendimi progresiv socialdemokratik.



