LajmeMaqedoniTopLajm

Disha akuza Kasamit: Shkolla në Reçicë të madhe pa drejtor ndërsa për tre vite ke emëruar e shkarkuar shtatë drejtor

Këshilltari i Bashkimit Demokratik në komunën e Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi ka akuzuar kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami se ka lënë pa drejtor shkollën fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe ndërsa për tre vite në këtë shkollë janë emëruar e shkarkuar shtatë drejtor, shkruan Top24

“Të nderuar bashkëqytetarë,
Sh.F. “Përparimi”- Reçicë e Madhe disa javë është pa drejtor shkolle. Kjo gjendje është e patolerueshme për shkak se viti shkollor nuk guxon të nisë pa drejtor. Përndryshe për 3 vite në këtë shkollë janë emëruar dhe shkarkuar 7 drejtorë (ngjajshëm si në shumë shkolla të qytetit).
Joseriozitet i skajshëm dhe tallje me institucionin arsimor. Më habit fakti se si inspektorati arsimor e lejon një përbuzje të tillë në prezencë të shkeljeve të vazhdueshme të procedurave ligjore arsimore.” shkruan Disha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close