
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar për një tabelë përshëndetëse në pikën kufitare të Bllacës ku në gjuhën shqipe në vend të përshëndetjes “Mirëupafshim” është shkruar “Lamtumirë”, që sipas Llogës është përshëdnetje qëllim keqe duke aluduar në fjalën “Mos u kthefshi”, shkruan Top24
Postimi i plotë i Llogës:
Në pikën kufitare të Bllacës, përshëndetja në shqip për ata që lënë RMV-në është skandaloze: “Lamtumirë” apo troç thënë “mos u kthefshi”, përderisa në gjuhën maqedonase dhe angleze është e saktë. Janë me mijëra ata qytetarë që brenda ditës e kalojnë këtë pikë, andaj autoritetet duhet ta ndërrojnë të njëjtën me “Mirupafshim!”



