
Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me të cilin kanë biseduar për projekte me interes strategjik për të dy vendet, siç janë Koridori 8-të, hekurudha Kërçovë-Lin, largpërçuesi Manastir-Elbasan dhe projekte të tjera të cilat shërbejnë si ura lidhëse jo vetëm infrastrukturore, por edhe vëllazërore! Ndërlidhja infrastrukturore dhe bashkëpunimi i gjithanshëm përbëjnë një prioritet të qeverisë së re në Shkup, ku shkëmbimi i përvojave pozitive, sidomos në fushat e investimeve të huaja direkte, zhvillimit të turizmit, dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve, që është një gur themeli për zhvillim të qëndrueshëm, shkruan Top24



