LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti kujton Ismet Jasharin: Ishte gjithmonë gati për Kosovën, për shqiptarët, për flamurin, për lirinë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi ka kujtuae 25 vjetorin e rënies së Ismet Jasharit, komandant Kumanova duke shënuar se ai ishte gjithmonë gati për Kosovën, për shqiptarët, për flamurin, për lirinë, shkruan Top24

“Siç e thotë kënga, Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova, ishte kullë e bashkimit të shqiptarëve. Qëndrestar sikurse malet e Karadakut, heroi Ismet Jashari ishte gjithmonë gati për Kosovën, për shqiptarët, për flamurin, për lirinë.

Erdhi nga Zvicra për t’i dalë zot Kosovës, tokës që e donte më shumë se vetë jetën. E pikërisht për këtë tokë e dha jetën e tij, ndërsa sot pushon i qetë në altarin e lirisë së Kosovës. Heroizimi i tij është udhërrëfyes dhe horizontçelës për secilin prej nesh, për çdo ditë.

Secili përkujtim për dëshmorin e kombit Ismet Jashari është një akt i rëndësishëm, që nderon sakrificat e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit tonë. Në përvjetorin e 26-të të rënies së komandant Kumanovës, zotohemi se do të vazhdojmë të mbrojmë vlerat dhe liritë për të cilat ai dha jetën.” shkruan Izet Mexhiti

Related Articles

Back to top button
Close
Close