Një ditë pasi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, tha se punonjësit arsimorë do të marrin paga më të larta në mars të vitit të ardhshëm dhe jo tani në shtator, LSDM-ja reagoi me kritika, duke thënë se qeveria duhet t’i rrisë pagat tani me 12 përqind. Sipas Daniela Nikolovës, deputete e LSDM-së, edhe pse VMRO-DPMNE më parë kishte premtuar paga më të larta, tani nga pozita e pushtetit po e shmang rritjen e pagave në arsim.
“DPMNE-ja i zhgënjeu mësuesit! Ata nuk do të marrin rritje të pagave me 12% në shtator. Ministrja Vesna Janevska disa herë ka deklaruar se qeveria nuk mund të sigurojë fonde për rritjen e pagave të mësuesve. Qeveria me justifikime të pajustifikuara dhe irracionale po e shmang realizimin e këtij detyrimi ndaj punonjësve arsimorë. Gjatë viteve të fundit, DPMNE-ja kishte premtuar paga më të larta dhe kishte nxitur greva, edhe pse pagat e mësuesve rriteshin çdo vit”, tha Daniela Nikolova, LSDM



