
Pas debatit rreth vendimit të gjykatës së apelit se kujt do ti mbeten vulat ka reaguar ministri i shëndetësisë Arben Taravari duke shkruar se ” Nëse dikush mendon se partia është pronë private apo e trashëgueshme e ka gabim…”, shkruan Top24
I menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretares së përgjithshme të ASH-së Ilire Dauti e cila ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Taravarit duke shkruar se “Nese dikush mendon se partia shërben për të krijuar pronë private (shtëpi, vila e të ngjashme) e për ta shndërruar nga parti për Shqiptarët në për Mickoskin e ka dyfish gabim!” shkruan deputetja Ilire Dauti.





