
Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi që nga dita e parë e mandatit të tij si kryetar i parlamentit ka qenë nën presionin e vazhdueshëm të kryemiistrit Hrisjan Mickovski dhe partisë së tij sidhe nga opinioni maqedonas rreth veprimeve dhe deklarimeve të tij. Kryeparlamentari Gashi në fillim pati deklaruar se “Kosova është atëdheu i tij” por që pas reagimit të kryemiistrit Mickovski, kryeparlamentari Gashi u detyrua të tërhiqet dhe të theksoj se është keqkuptuar dhe se prindërit e tij janë nga Kosova. Sikur kjo të mos kishte përfunduar! Kryeparlamentari Gashi ishte në mes edhe në rastin skandaloz të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të cilës sigurimi i aeroportit tentoi ti merte telefonin rast për të cilin kryeparlamentari Gashi dërgoi shefin e sigurimit të tij për dnihmuar presidenten por që fatkeqsisht sigurimi i Gashit u suspendua. Ky incident i sigurimit të Gashit bëri që kundër tij të ngritet procedurë për shkarkimin e kryeparlamentarit nga partia e “Majta”.
Së fundmi gjatë ditës së sotme policia ka njoftuar nëse kryeparlamentari ka keqpërdorur veturat zyrtare të parlamentit pasi i njejti paska udhëtuar në një dasëm në Kosovë dhe qenka përcjellur nga sigurimi i cili sipas ligjit ka obligim ligjorë sigurinë e kryeparlamentarit 24/7 kudo që ai lëviz, shkruan Top24
E gjithë kjo situatë e krijuar me kryparlamentarin Afrim Gashi jep indikacione se ndaj kryparlamentarit po udhëhiqet një agjendë e erët për diskreditimin e tij dhe për shkarkimin e Gashit nga kjo detyrë në një moment më të volitshëm për koalicionin qeverisës.



