BotaLajme

Izraelitët vrasin komandantin e forcave elitare të Hezbollahut – po ngiste motoçikletën kur u godit nga droni – publikohen pamjet e sulmit

Një komandant i forcave elitare Radëan të Hezbollahut, është vrarë në një sulm me dron në jug të Libanit.

Lajmin e ka konfirmuar ushtria izraelite e njohur si IDF, që publikuan edhe pamjet e këtij sulmi.

Bëhet fjalë për Hussein Ibrahim Kassab, i cili u godit derisa po ngiste biçikletën në afërsi të qytetit Tyre.

Në video shihet momenti kur Kassab derisa po ngiste motoçikletën, goditet nga një raketë që lëshohet nga droni i ushtrisë izraelite.

Në anën tjetër, lidhur me këtë vrasje nuk është deklaruar fare Hezbollahu në Liban, që prej muajsh po gjuan raketa në drejtim të qyteteve izraelite.

Related Articles

Back to top button
Close
Close