
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp tha se edhe pse LSDM paralajmëroi, Qeveria vonon me marrjen e vendimeve dhe menaxhon keq me krizën me zjarret.
“Qeveria nuk ka kapacitet të menaxhojë me sfidat. Resurset duhet të përdoren në mënyrë më efikase”, tha Kuzeska.
Ajo shtoi se momentalisht nuk është e qartë nëse janë angazhuar forcat republikane kundër zjarrit përmes QMK-së dhe se është e pamjaftueshme angazhimi vetëm i armatës.



