Ministri i shëndetësisë Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka dhënë një premtim të radhës përmes të cilit zotohet se do të punojë maksimalisht në mënyrë transparente në interes të pacientëve dhe personelit mjekësor, shkruan Top24
Ne premtojmë dhe qëndrojmë prapa fjalës së dhënë se do të punojmë maksimalisht në mënyrë transparente në interes të pacientëve dhe personelit mjekësor.
Ne së bashku do të ndërtojmë një sistem transparent dhe të hapur për shëndetësi më të mirë për të gjithë.
Çdo qytetar ka të drejtën e trajtimit dinjitoz në institucionet shëndetësore publike dhe ne do të angazhohemi që të gjithë të marrin shërbim cilësor shëndetësor.
Ne jemi të vendosur të japim maksimumin për shëndetësi më të mirë dhe më cilësore dhe pacient dhe punonjës shëndetësor të kënaqur



