Hoxhaj, në një postim në “X”, ka shkruar se qeveria hungareze po pasqyron një realitet fiktiv.
“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i drejtë i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe do të mbetet gjithmonë aty. Më shumë fat herën tjetër me gjeografinë”, shkroi Hoxhaj.



