LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi i përgjigjet ashpër Taravarit: Çdo fjalë e shqiptuar nga ju është gënjeshtër, çdo vepër e juaja është tradhëti!

Ish zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi i është përgjigjur ashpër ministrit të shëndetësisë Arben Taravari pas debatit të sotëm me deputetin e frontit për europë Blerim Bexhetit, shkruan Top24

Ai që thotë që lufta e vitit 2001 nuk ka qenë luftë dhe e quan luftën gabim, që tradhëton partinë e vet, që kërcen nga prehëri në prehër, që poshtëroi popullin e vet duke pranuar rolin e servilit, vazalit, puthadorit, në vend se të struket e zhduket nga skena publike e ta ndërpres këtë dëm epokal kombit dhe të drejtave tona, paska akuzuar Blerim Bexhetin sot, edhe atë imagjinoni, në kontekst kombëtar.
Çdo fjalë e shqiptuar nga ju është gënjeshtër, çdo vepër e juaja është tradhëti!
Unë dhe Blerimi vërtet kemi dallimet tona për shumë gjëra në politikë, por, në aspektin kombëtar nuk ka asnjë hapësirë për kontestim.
Shpifjet e juaja të përditshme e të gërditshme si dhe gjuetia e shtrigave nga mungesa e të arriturave dhe kredibilitetit, nuk ua fshijnë vulën e tradhëtisë në ballë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close