
Politikologu Valon Bela ka vazhuar edhe më tej në komentimin e veprimeve devijante dhe të pakuptueshme të qeverisë VMRO-VLEN-ZNAM. Bela ka komentuar kërkesëne komisionit anti-korupsion rreth benificioneve që po i kërkojnë nga qeveria Mickovski si pasaporta diplomatike, vetura zyrtare etj, shkruan Top24
Bela në postimin e tij shkruan:
Mirësevini në Maqedoni të Veriut. Vendi ku Komisioni Antikorrupsion akoma pa e mbajt një mbledhje të vetme i kërkon favore pushtetit siç janë pasaporta diplomatike dhe vetura zyrtare. A nuk pi bje kjo që këta njerëz vetëm opozitën do ta ndjekin? Kujt po i shesin mend këta? Si do ta ndjekin pushtetin me veprimet eventuale korruptive kur prej në fillim i kërkohet po këtij pushterëti favore jasht logjikës dhe kornizave etike e profesionale që duhet patur vet anëtarët e këtij komisioni?! Dhe krejt kjo “çudi” ndodh përpara syve të vëzhguesve nga BE. Atëherë shtrohet pyetja si jemi duke e integruar vendin dhe ku po e integrojmë atë? Në BE jo se jo. Ndoshta në HAMAMISTAN!!



