LajmeRajon

Kurti: Urat na bashkojnë e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën ‘Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile’.

Me këtë rast Kurti ka ftuar qytetarët e komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë bashkëbisedim.

“Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën ‘Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile’. I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit.  Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në fund Kurti ka falënderuar institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e protestës së serbëve në veri të Kosovës. Ai ka thënë se protestat janë e drejtë demokratike e të gjithë qytetarëve./21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close