LajmeMaqedoniTopLajm

Valon Bela reagon ndaj Sali: Ti që fale Zhan Mitrevin dhe pensionove personin që dha licensa për fabrikat e kanabisit

Politikologu, Valon Bela përmes një postimi ka reaguar pas press konferencës së sotme të Bekim Sali i cili akuzoi për korupsion gjatë blerjes së aparateve për kasino. Bela në reagimin e tij shkruan se ish Ministër i Shëndetësisë që e mënjanoi fajësinë e Zhan Mitrevit dhe jo vetëm. Ai e pensionoi përsonin përgjegjës për dhënie të licencave për fabrika (mbi 15 sosh) për prodhim të vajit të kanabisit me t’vetmin qëllim që të humbet tragu i krimit, shkruan Top24

Postimi i plotë:

Sot kishte dalë me akuzu për korrupsion Bekim Sali, ish Ministër i Shëndetësisë që e mënjanoi fajësinë e Zhan Mitrevit dhe jo vetëm. Ai e pensionoi përsonin përgjegjës për dhënie të licencave për fabrika (mbi 15 sosh) për prodhim të vajit të kanabisit me t’vetmin qëllim që të humbet tragu i krimit.
Ky që akuzonte pacientët për ankesat e tyre për shërbime të shtrenjta.
Gërdi e llojit të vet. Vetëm karaktere të prishura çfarë kanë këta të Alternativës munden me bë këso gjëra. Sot s’kishte qëndrim për përgjegjësinë e Afrim Gashit. Sepse frikësohen nga Mickovski se i përzë nga qeveria monoetnike. Kështu këta e ngulin njëri tjetrin për pak pushtet si vazal i shkaut. Vetëm këta ishin me Qeverinë e Zaevit edhe pse nuk e kishin votuar atë e hiç më pak Kryeparlamentarin e parë, Talat Xhaferi. Këtë të fundit se votuan as për Kryeministër të Parë shqiptar e që tani u lëpihen këpucëve të Mickovskit. Pa moral, pa dinjitet edhe pa karakter. Parti e mjerimit tranzicional.

Related Articles

Back to top button
Close
Close