
Fshati Polac është një fshat i Drenicës shumë afër Skenderajt. Janë shumë të ralla rastet kur vëlla e motër janë në shërbime ushtarake apo policore së bashku e edhe po thuajse fare të Ralla kur ata janë bineq, shkruan Top24
Agnesa e Agon Xani, vijnë nga një familje e ndershme, patriotike dhe me kontribut të jashtëzakonshëm në proceset kombëtare.
Agnesa e Agoni janë bijtë e Bastri e Qefsere Xanit ndërsa vëlla e motër të Lavdrimit dhe Shpëtimit. Dy vëllezërit e Agnesës dhe Agonit për të mbajtur shtëpinë ishin detyruar të largohen nga Kosova në Gjermani ku edhe sot e kësaj dite ata në vazhdimësi kontribuojnë për familjen e tyre.
Babi Basri Xani dhe Axha Ilmi Xani të Agnesës dhe Agonit janë veteran të luftës ndërsa xhaxhai i tyre para pak vitesh nga trupi ka hequr plumbat e armikut…
Agnesa dhe Agoni që në fëmijëri kanë dashur ti shërbejnë atëdheut duke qenë pjesë e ushtisë dhe policisë së Kosovës.Top24







