
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se sigurimi i tij ka parandaluar incident diplomatik gjatë intervenimit në Aeroportin e Shkupit, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u detyrua që të futej në kontroll. Gashi thotë se nëse sigurimi i tij ka tejkaluar kompetencat, atëherë duhet të ketë përgjegjësi për të njëjtin, ndërsa është i sigurt se nuk ka person të raportuar në polici, që është pjesëtar i sigurimit të tij.
“Unë vetëm kam intervenuar në pjesën që të qetësohen situatat, të mos bëhet incident diplomatik, dhe mendoj se ka mbaruar gjithçka siç duhet. Nëse dikush i ka tejkaluar kompetencat, gjithsesi se secili që e ka bërë këtë, duhet të përgjigjet, ndryshe nuk ka kuptim shteti i së drejtës dhe drejtësia, nëse nuk jemi objektiv dhe nëse nuk i respektojmë ligjet, protokollet tona dhe gjithçka që sjellim ne si…edhe si ligje edhe si akte nënligjore. E thash atë që kisha për të thënë, nëse doni tani që intervistë ë bëjmë gjysmë ore, kjo është tjetër…
Gazetari: Me çfarë qëllimi sigurimi i juaj si kryetar i Kuvendit, kishte nevojë të shkojë në Aeroportin Ndërkombëtarë dhe siç thatë të parandalojë skandal diplomatik?
Unë e thash këtë, nuk më dëgjuat. Jo, sepse sigurimi im shkoi që ta qetësojë situatën. Sërish, sot është 2 Gushti, ne flasim për Ilindenin, ju sërish doni që të qëndroni te ndonjë incident, thash gjithçka që duhet thënë, ka kumtesë edhe nga Kabineti im edhe nga MPB.
Nëse personi i përmendur ende punon në sigurimin tuaj?
Cili person i përmendur?
Që është paraqitur?
A keni ju informacion?
Nga MPB thonë se ka person të denoncuar?
Kush është ai person.
Nuk e thanë me emër, nuk e di!
Kur nuk e dini pse pyesni se ka person të përmendur, dmth nuk ka”, deklaroi Gashi.



