
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar rreth deklaratave të fundit të TAV dhe zëvendësministrit zë MPB-së për skandalin me ndalimin e presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, shkruan Top24
“TAV dhe zëvendësministri i MPB konfirmojnë se vetë MPB ka urdhëruar që ti bëhet kontroll Presidentes Vjosa Osmani. Çështja e dytë është, përse u tentua të vonohet fluturimi për 1 orë me gënjeshtra? Para se të demantoni e akuzoni të tjerët, kontrolloni zyrtarët tuaj ku i keni e çfarë bëjnë?” ka shkruar Zeqiri.



