
Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) organizon sot pritjen “Faleminderit mërgatë” nga ora 10:00 deri në ora 23:00.
Qytetarët do të jenë pjesë e këndeve të shumta të vendosura në sheshin “Skënderbeu” përmes të cilave promovohen produkte vendore, turizmi, kultura, teknologjia, si dhe këndi ku mërgimtarët do të kenë mundësi të regjistrohen.
Gjatë kësaj feste do të ketë ushqim, pije, aktivitete të ndryshme rekreative dhe lojëra për fëmijë.
Aktivitetet përmbyllen me koncertin “Faleminderit mërgatë” nga ora 18:15 dhe hyrja do jetë falas. Artistët që do të performojnë në koncert janë Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët.



