
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se vrasja e Faton Hajrizit është humbje për Kosovën.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka pësuar humbje në tri dimensione të ndryshme.
“Humbja e jetës së një qytetari të vendit, Dështimi i sistemit korrektues dhe sistemit të drejtësisë, Serbia po e përdor rastin e Fatonit ndërkombëtarisht, për ta balancuar rastin e Banjskës“, ka shkruar Berisha.
Deputeti i AAK-së ndër të tjera ka thënë se si Kosovë jemi të verbër përderisa përdoret vetëm varianti i Serbisë i paraqitur nga ministri serb, Ivica Daçiq.
Ndërkaq sipas Berishës duke filluar nga Qeveria- Kurti e Bislimi duhet të japin llogari.
“Si Kosovë, jemi të verbër për rastin, sepse kemi vetëm variantin e Serbisë të paraqitur nga Daqiqi. Organet përgjegjëse, duke filluar nga qeveria, Kurti e Bislimi, duhet të japin llogari“, ka thënë Berisha. /Lajmi.net/



