LajmeMaqedoniTopLajm

Dauti: Halil Snopçe dhe Rijad Shaqiri votuan kundër përshpejtimit të formimit tëKomitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti sot në seancë të komisionit ka kërkuar që pika e gjashtë e rendit të ditës të kaloj si pikë parë përshkak të rëndësisë por e njejta nuk është mbështertur nga deputetët e VLEN-it, Halil Snopçe dhe Rijad Shaqiri, shkruan Top24

Shumica parlamentare zvarrit formimin e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, VLEN voton kundër përshpejtimit. Kujt i pengon Komiteti?

Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, formimi i Komitetit ishte vendosur si pikë e gjashtë e rendit të ditës. Unë propozova që kjo pikë të vendoset e para dhe Komiteti të formohet sa më shpejtë, pasi në Kuvend janë në pritje ligje të cilat duhet domosdo të kalojnë në Komitet si mekanizëm i vetëm për mbrojtje të bashkësive jo shumicë nga mbivotimi dhe majorizimi.
Fatkeqësisht, përveç deputetëve të VMRO, kundër propozimit tim votuan edhe dy kolegët nga VLEN, Halil Snopçe dhe Rijad Shaqiri.

https://www.facebook.com/share/v/4BPQzWFjPtx8uKzt/?mibextid=oFDknk

Related Articles

Back to top button
Close
Close