
Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar situatën e rëndë në Vlorë, ku anijet kanë derdhur vaj duke shkaktuar ndotjen e bregut. Kjo gjë ka ngritur alarm tek pushesit pasi përbën rrezik për shëndetin e banorëve.
Ai thekson se situata është shqetësuese saqë nuk mund të futet në ujë. Në videon e tij duket një fëmijë i vogël që lahet në mes të ujit të ndotur me vaj.
“Ne Vloren e Edi Rames anijet kane derdhur vaj dhe u mbush bregu plot. Nuk futemi dot ne uje. Bebi i vogel atje ne video lahet ne mes te zhulit”,-denoncon qytetari.
Autoritetet lokale dhe qytetarët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar dëmet e mëtejshme në shëndetin e tyre e po ashtu mbrojtjen e mjedisit.



